Kafja me qumësht, hulumtimi i fundit tregon cfarë i bën organizmit.

Tradita e pirjes së për ditshme të kafesë e përfshin edhe kafenë me qumësht, por a keni menduar ndonjëherë se a janë të dëmshme për organizmin dhe deri në ç’masë ushqimet që përmbajnë Iaktozë ose kafeinë?

Për ta gjetur këtë, megjithatë nevojitet të bëni hulumtime të caktuara të cilat do të kontribuojnë për një jetë të shëndetshme!

IntoIeranca ndaj laktozës është paaftësia ose aftësia e reduktuar për ta tretur sheqerin e qumështit – laktozën. Laktoza me ndihmën e enzimës laktazës (enzima që e shpërbën laktozën) në traktin e tretjes shpër bëhet në pjesë përbërëse.

Në qoftë se në organizëm mungon Iaktaza për procesin në fjalë, laktoza e shpërbërë arrin në zorrë të trashë ku prodhon acide dhe gazra.

Laktoza e patretur mund të shkaktojë një sërë simptomash dhe atë brenda 30 minutash deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit. Simptomat mund të ndryshojnë nga të Iehta deri në të rënda dhe përfshijnë simptoma si dhimbje të barkut, spazma, fryrje, vjellje, probleme me gazra dhe diarre, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndikon në cilësinë e jetesës së njeriut.

Nëse i keni simptomat e më sipërme pas konsumimit të qumështit ose produkteve të qumështit, gjithsesi do të duhej të bëni testin e intolerancës ndaj laktozës.

Rezultatet e një testi të tillë mundësojnë që sa më parë të konsumohet ushqimi adekuat i cili do t’i zvogëlojë problemet e tretjes.

A jeni metabolizues “të shpejtë” apo “të ngadaltë” të kafeinës?

Kafeina është për bërësi kryesor aktiv në kafe, por ajo gjithashtu mund të gjendet në kakao, çaj, dhe komponentët si çokollata, lëngjet, pijet energjetike dhe disa medikamente.

Në qoftë se kafeina për doret në sasi të vogla, ajo do t’ju zgjojë dhe sipas shumë studimeve do të veprojë pozitivisht në shëndet. Megjithatë, po e konsumuat kafeinën në sasi të mëdha, duhet ta dini se ajo mund ta ketë një efekt toksik. Disa njerëz janë metabolizues “të shpejtë” dhe disa “të ngadalshëm” të kafeinës.

Personat me gjenomin polimorfik CYP1A2 e kanë një metabo lizëm të ngadaltë të kafeinës dhe si rezultat edhe rrezik nga sulmi në zemër.

Nëse i përkisni këtij grupi të njerëzve, 2-3 filxhanë të kafesë mund ta rrisin rre zikun për tri herë, ndërsa këto rezultate janë regjistruar veçanërisht tek pacientët më të rinj se 59 vjeç.