S’lejohen nxënëset me shami në shkollë, merret vendimi në Francë !
Të hënën, ditën e parë të vitit shko llor, shkollat franceze dërguan në shtëpi dhjetëra vajza që nuk donin të hiqnin rro bat e tyre myslimane, tha të martën ministri i Arsimit Gabriel Attal.
Duke kundër shtuar ndalimin e veshjes së veshjeve muslimane, gati 300 vajza u paraqitën në shkollat me abaya të hënën, tha Attal për tele vizionin BFM.
“Kush refuzoi u dërguan në shtëpi”, tha ai.
Qeveria franceze nda loi mbajtjen e abajave në shkolla muajin e kaluar, duke shpjeguar se veshje të tilla shkelin rregullat mbi sekul arizmin në sistemin arsimor. Franca ka ndaluar tashmë shamitë e muslimanëve për këtë arsye.
Vendimi u mirë prit nga e djathta politike, ndërsa e majta pretendon se është shkelje e lirive qytetare.
Attal tha se vajzat që u dërguan në shtë pi morën letra për familjet e tyre ku thuhej se “sekularizmi nuk është detyrim, por liri”.
Nëse ata vijnë përsëri në shko llë në abaja, do të zhvillohet një “dialog i ri”, tha ministri.
Presi denti Emmanuel Macron tha të hënën në lidhje me këtë se një “pakicë” në Francë “rrëmben fenë dhe sfidon repub likën dhe sekularizmin”, gjë që çon në “pasojat më të këqija”.