Si ta largoni “mykun dhe lagështinë” nga shtëpia juaj përgjithmone shumë lehtë

Lagështia dhe myku janë ndër armiqtë më të bezdisshëm që i kanosen shtëpisë dhe shëndetit tonë Iagështinë nuk e ndiejmë as nuk e shohim deri sa arrin në nivele që nuk mund të injorohet më.

Por pa varësisht kësaj, dëmet që mund të shkaktojë në shtëpi apo zyrë janë të mëdha. Lagështia në nivele të larta çon pa shmangshmërisht në formimin e mykut, mikro organizma të rrezikshëm që përhapen shpejt.

Ato janë në ngjyrë të zezë, bardhë, portokalli, jeshile ose vjollcë. Në ambientet e jashtme, myku luan një rol të rëndë sishëm për natyrën. Ai shpërbën gjethet, bimët dhe pemët. Myku ushqehet me lagështirë dhe ri prodhohet nëpërmjet sporeve të imëta që përhapen në ajër. Njerëzit janë të ekspozuar ndaj mykut çdo ditë.

Ekspozimi ndaj sasive të vogla të sporeve të mykut është zakonisht jo i dëmshëm, por kur ato bien në kontakt një një zonë të Iagësht të shtëpisë, atëherë nisin të rriten e shtohen.

Kur myku shumëfishohet në një sipërfaqe, atëherë sporet çlirohen në ajër duke u bërë lehtësisht të përthithshme nga njeriu. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj mykut dhe keni thithur një numër të madh sporesh, atëherë jeni të rrez ikuar.

Ku rritet myku?
Muret, dyshemetë, elektro shtëpiaket, tapetet ose mobiljet janë të gjitha të prekshme nga myku, por ky i fundit ka më shumë nevojë për lagështi, ndaj sporet krijojnë strehë edhe në vende si banjo, dhomat e larjes, kuzhina, ambientet e nëndheshme e të tjera.

Këshilla kundër mykut
Zhdukja e mykut dhe sporeve të tij nga shtëpia është e pa mundur, por duke qenë se lagështia është e nevojshme për mykun, atëherë duhet të përqendroheni tek ky objektiv.

Nëse keni vënë re një vatër myku në shtëpinë tuaj, atëherë zgjidhni problemin e lagështisë dhe shkaktarët e saj. Pastrimi i mykut pa zgjidhur problemin e Iagështisë është një punë e çuar dëm sepse myku do të shfaqet sërish.

Ndiqni këshillat e AgroWeb.org për zbutjen ose heqjen e lagështisë nga shtëpitë tuaj dhe hapësirat përreth:

Brenda shtëpisë
Përdorni kondicionerin, veçanërisht në ditë të nxehta që të pakësoni Iagështinë në ajër.

Mbani nivelin e lagështisë në hapësirat e brendshme nën 60% nëse është e mundur. Mund të blini një aparat matës të lagështisë që nuk kushton shtrenjtë, por ju ndihmon ta mbani nën kontroll. Aparate të tilla gjenden në dyqane të pajisjeve elektronike.

Sigurohuni që të pastroni pjesët e kondicinerit që të siguroheni se uji rrjedh siç duhet qarkullon pa pengesa.

Në mot të freskët, mbajeni shtëpinë të ngrohtë. Me uljen e temperaturave, ajri nuk e mban dot lagështinë e cila kondensohet në sipërfaqe të ftohta, duke inkurajuar rritjen e mykut.

Sipërfaqet e ngurta siç janë muret, dyshemetë apo edhe dritaret kërkojnë izolim të mirë që të pakësohet mundësia e kondensimit.

Thajini zonat e lagështa brenda 24-48 orëve që të para ndaloni rritjen dhe zhvillimin e mykut.

Rregulloni rrjedhjet e ujit ose kullimin problematik. Nëse shtëpia juaj rrezikohet nga ujërat e hapësirave të jashtme, rrjedhave, lumenjve, atëherë duhet të kujdeseni që ndërtesa të jetë e mbrojtur nga jashtë brenda.

Dyert e hapura rrisin qarkuIIimin e ajrit që shpërndan nxehtësinë nëpër sipërfaqet e ftohta. Përmirësoni qarkullimin e ajrit duke përdorur freskuese ose duke larguar lehtazi mobiljet nga muri.

Në kuzhinë
Sa herë që të gatuani, lani enë apo pastroni, përdorni aspiratorë që nxjerrin lagështinë jashtë shtëpisë.

Nëse vini re lagështi nëpër dritare ose sipërfaqe të tjera fikni disa pajisje elektroshtëpiake.

Kontrolloni për rrjedhje nën lavaman, frigo rifer apo burime të tjera të ujit. Bëni riparimet e duhura.

Pastroni sistemin e kullimit të frigoriferit nëse është e nevojshme.

Në banjë
Përdorni aspiratorë për largimin e lagështisë

Përdorni shtresa të ndryshme për të mbajtur dyshe menë të thatë, dhe lajini herë pas here.

Kontrolloni për rrjedhje uji në zona të ndryshme dhe riparojini nëse është e nevojshme.

Hapni dritaret kur bëni dush.

Mos i lini peshqirët e lagur në dysheme ose në kosh të rrobave.