Mandarinat, sa më shumë të mundeni ti hani, ja me cilat vitamina janë të pasura.

Mandarinat janë frut i sezonit të dimërit që pëIqehen nga të gjithë, mandje janë një ndër frutat e preferuar të shumë njerëzve. Për shkak të përmbajtjes së vitaminës A dhe pasi kanë shumë lëngë pre ferohen edhe nga doktorët në rast të gripit që të konsumoni sa më shumë, transmeton Klan Kosova.

Mandarinat për mbajnë edhe sasi të lartë të vitaminës C dhe antioksidantë të shumtë që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të trupit.Ne ju sjellim disa nga vetitë shëndet ësore të mandarinave:E forcojnë sistemin e imunitetit

Sistemi i imunitetit është përgjegjës për funksionet e rëndë sishme në trup të cilat e mbrojnë shëndetin tonë.Megjithatë, vet sistemi jonë i imunitetit nuk është imun ndaj sulmeve dhe duhet të forcohet duke u ushqyer mirë për t’i rritur funksionet mbrojtëse. Mandarinat e ndihmojnë sistemin e imunitetit t’i detektojë e pastaj shkatërrojë organizmat e dëmshëm patogjenikë. Kjo pastaj na mbron nga gripi e së mundjet tjera.E mbrojnë zemrën

Mandarinat ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës nga rrezatimet e lira dhe infIamacioni. Rrezatimet e lira krijohen vazhdimisht në trup nën rrethana normale, por mund të jenë të dëmshme nëse ka shumë prej tyre. Vitamina C që gjendet në mandarina është burim i shkëlqyeshëm i antoksidantëve që i eliminojnë rrezatimet e lira nga gjaku dhe e përmirësojnë qarkullimin.

E rregullojnë shtypjen e gjakut
Për shkak të përmbajtjes së kaliumit, mandarinat ndihmojnë edhe në mirëmbajtjen e presionit të gjakut.Kaliumi i zgjeron enët e gjakut dhe ndikon që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.