Konsumimi i ‘djathit’ çdo ditë, çfarë duhet të dini patjetër mbi djathin !
Konsumimi i ‘djathit’ çdo ditë, çfarë duhet të dini patjetër mbi djathin ! Djathi është një ndër produktet më të preferuara të shqiptarëve që konsumohet masivisht. Këtë e thotë një analizë e 15 studimeve të ndryshme shkencore mbi rolin e djathit kundër problemeve të zemrës.
Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se rreth 30% e qumështit të prodhuar në Shqipëri përdoret për prodhimin e plot 13 mijë tonëve djathë.
Por duke qenë se shumica e blegtorëve akoma punojnë në tregjet informale, niveli i vërtetë i prodhimit në vend mendohet të jetë 34,000 ton ose 11.5 kg djathë për frymë në vit. Djathi përmban disa ushqyes të rëndë sishëm për shëndetin siç janë kalçiumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12.
Djathi është i pasur në yndyrna të ngopura ndaj deri më sot besohej se rriste nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Por studimi i ri, të cilit i referohet AgroWeb.org sugjeron se ky produkt luan rol mbrojtës për shëndetin kardio vaskular.
Studimet Mbi Rolin E Djathit Në Shëndetin E Zemrës
Të gjitha studimet e analizuara mbi këtë çështje përfshijnë të dhënat e plot 200,000 njerëzve.
Ushqyerja e tyre u monitorua nga shkencëtarët për më shumë se 10 vjet. Të dhënat që disponon AgroWeb.org treguan se njerëzit që konsumojnë djathë rregullisht ishin 18% më pak të rrez ikuar nga sëmundjet kardio vaskulare.
Ata ishin 14% më pak të rrezikuar nga së.mundjet koronare dhe 10% më pak të rrezikuar nga ishemia.
Vlerat e Djathit
Djathi është një nga ushqimet me më shumë vlerë dhe është një burim i mirë proteinash, kalciumi, vitaminash dhe mineralesh.
Krahas shëndetit të zemrës, konsumimi i djathit ndihmon edhe në forcimin e kockave dhe ul rre zikun nga osteoporoza.
Efektet e djathit janë të dobishme edhe për hipertensionin dhe shëndetin e dhëmbëve gjithashtu. Kjo pasi kontribuon në mbajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm.
Djathi përmban sasi të mëdha të vitaminës dhe kolinës.
Në përmbajtjen e tij ka gjith ashtu përmbajtje të vitamin E, vitaminës K, riboflavinës, vitamin B6, folatë, vitaminë B12, acid pantothenic dhe betainë