Doktori i njohur tregon pasojat që fëmijët do të kenë nga pirja e ‘Coca Colës’

Dritarja e Doktorit këtë javë ishte pranë mjekut pediatër endo krinolog Petrit Hoxha, i cili na shpjegoi se si shkaktohet obeziteti tek fëmijët dhe se si regjimi i keq ushqimor është bërë shkak për shumë sëm undje, por kryesorja ndaj sëm undjes së diabetit.

Ai tha se vetë dieta e keqe që prindërit zgjidhnin për fëmijët e tyre i çonte ata drejt mbi peshës. Mjeku përmendi pijet e ndryshme me sheqer, ushqimet e gatshme së bashku me sufllaqet apo akulloret. Ai tha se nuk kishte rëndësi vetëm numri i kalorive që fëmija merrte por edhe përbërja e këtyre kaIorive.

Arsyet janë të ndryshme se pse mbi ushqehen. Shpesh është kënaqësia e prindit, i cili ka para, qoftë gabimet në ushqyerje si ushqimet e pa rapërgatitura. StiIi i ngarkuar i jetesës bën që prindi shpesh t’i japë fëmijës ushqime të gatshme që janë plot yndyrna të këqija apo lëngjet e shumta që shohim të reklamohen.

Fëmijët konsumojnë një gotë coca-cola e cila ka dy Iugë sheqer brenda apo një çokollatë që ka 500 kalori. Kur një fëmijë i vogël ka nevojë për 1500 kalori ditore, 1/3 e mori vetëm çokollata. Shtoni dhe një akullore, shkoi 800 kalori që i mori nga ushqime që s’kanë vlera ushqimore. Pra kanë rëndësi edhe përbërësit jo vetëm kaloritë. Nuk i fusim brenda dietës patatinat apo sufIIaqet dhe hamburgerat. Ka shumë rëndësi që e gjithë familja të jetë e integruar në një dietë të mirë ushqimore. Nuk mund të gatuajë nëna tre gatime në ditë. Do gatuajë një ku do hanë edhe fëmija, edhe i rrituri edhe i moshuari.”, tha Hoxha.