Një mollë në ditë, do të surprizoheni cfarë i bën trupit tuaj ! Ekspertët kanë kryer studimin
Një mollë në ditë, do të surprizoheni cfarë i bën trupit tuaj ! Ekspertët kanë kryer studimin
Një mollë në ditë, mjeku jashtë shtëpisë. Mirë po, çfarë do të thotë kur i hamë dy mollë? Me siguri janë më të shëndetshme se një çokollatë e vogël. E po, katër, pesë, dhjetë mollë në ditë? A mund të jenë të dëmshme nëse hamë shumë pemë? Për fundimisht po, përgjigjet mjeku gjerman Carsten Lekutat.
Pemët përmbajnë fruktozë, prandaj janë aq të shijshme dhe të ëmbla. Fruktoza tekefundit është sheqer, me të gjitha prob lemet të cilat rezultojnë nga sheqeri i tepërt, thotë ai.
Një mollë ju bën më të shëndetshëm, tri shpesh rezultojnë me mëlçi të yndyrshme, shpjegon mjeku. Kur mëlçia bëhet e yndyrshme, shumica supozon që kjo ndodh për shkak të alkooIit. Në të vërtetë, thotë Lekutat, në 20 deri 30 për qind të rasteve kjo nuk ka lidhje me alkoolin, por është pasojë e fruktozës së tepërt.
“Bananet, mollët, kumbullat kanë shumë më tepër sheqer se portokalli apo pemët e malit”, thotë nutricionistja Antje Gahl. Ajo rekomandon pesë porcione pemë dhe perime në ditë. Perimet me atë rast kanë përparësi. Për shembull, dy copë pemë, tri perime.
“Pemët e freskëta janë më të mira se ato të për punuara, thekson Lekutat dhe shton që në lëngun e pemëve, pemët me përqendrim të lartë dhe shpejt arrijnë në qarkullim gjaku për të cilat dr. Lekutat nuk është ithtar i Iëngut të portokallit në mëngjes.
Kur i shikoni të gjithë përbërësit, me siguri nuk do të hani sasi aq të madhe pemësh në një racion. Mirëpo, në formën e lëngët kjo ndodh shumë shpejt, thotë Gahl. Do të thotë që duhet hequr dorë nga ‘orange juicea’ apo ‘smoothieja’ për kafjall? Përgjigjja është sërish, jo.
Me fjalë të tjera, konsumimi i pemëve duhet përshtatur stilit të jetës. Kush dëshiron të fillojë ditën me lëng portokalli, patjetër duhet të ushtrojë dhe të shpenzojë sheqerin e konsumuar.