Lëngu i rasojit, nuk ju besohet se cilat Vitamina i përmban dhe çfarë sëmundje shëron, Mjekët e tregojnë
Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej kohësh e kufizuar prej infrastrukturës dhe motit të egër.
Në rrethana të tilla, njerëzit kanë shfrytë zuar të mirat e tokës për të marrë vlerat më të mira e për të mbrojtur shëndetin.
Një prej tyre është lakra, e cila në zonat e thella përdorej jo vetëm për gatime të për ditshme por edhe për turshi.
Lakra përgatitej si turshi por edhe për nxjerrjen e lëngut të rasojit, një lëng i përqendruar e i fermentuar i lakrës që ka fuqi kurative për shumë sëm.undje lëngu i rasojit të cilin e sjell më poshtë është ndryshe nga lëngu i zakonshëm i turshisë së lakrës.
Ai ka një sasi të jashtëzakonshme të për qendruar të vitaminës C.
Ai rekomandohet të pihet jo vetëm për imunitetin por edhe për veshkat dhe pastrimin e organizmit. Në zonat e veriut të fundit, lëngu i rasojit konsiderohet si një pije e shëndetshme dhe shumë energjike.
Lëngu i rasojit me mishin e thatë kanë qenë prej shumë vitesh shoqërueset më të mira të barinjve, grave që punonin tokën e kryenin punë të rënda në fshat e në shtëpi. Ky lëng përftohet në cilësinë maksimale vetëm në temperatura shumë të ftohta dhe pas pirjes së tij organizmi gjallërohet menjëherë.
Si të çërgatisni lëngun e rasojit
Përveç temperaturës së ftohtë, një tjetër kriter për prodhimin e lëngut të rasojit është fuçia prej druri që duhet të jetë nga ahu ose lisi. Për një fuçi 200 kilogramëshe nevojiten 70-80 lakra të bardha të për masave mesatare ose të vogla.
Lakrat lahen dhe pastrohen.
Gjethet e para të tyre hiqen dhe lakrat ndahen në dysh.
Kërcelli i mesit hiqet dhe zona e lënë bosh mbushet me një lugë kafeje me kripë. AgroWeb.org ju këshillon se kjo është sasia maksimale e kripës që lejohet të përdoret sepse në dallim me lëngun normal të turshisë, lëngu i rasojit ka më pak kripë.
Më pas lakrat vendosen kokë lart në fuçi sipër njëra tjetrës.
Lejohen të rrijnë ashtu për 24 orë dhe më pas fuçia mbushet me ujë të pijshëm.
Shumë vite më parë, banorët e zonave të thella shtonin në fuçi një kilogram elb të mbështjellë në napë.
Elbi supozohej t’i jepte ngjyrë lëngut dhe të lëshonte më shumë vlera. Në kohët e sotme, amvisat e veriut shtojnë nga një kalli misër ose dy deri në tre limonë.
Fuçia mbyllet në mënyrë hermetike dhe hapet vetëm pas 21 ditësh. Ajo duhet ruajtur në vend shumë të ftohtë siç është bodrumi ose ballkoni.
Kur të hapet fuçia, lëngu i marrë mund të ruhet në shishe qelqi dhe të pihet rregullisht çdo ditë nga një gotë. Çdo sasi e lëngut e marrë nga fuçia duhet zëvendësuar me ujë që lëngu i rasojit të mos mungojë në shtëpi.
Kjo recetë përgatitet edhe në enë më të vogla, mjafton që të mbushet me lakra dhe ujë njëlloj si mënyra më sipër. Ndër kohë lakrën mund ta konsumoni si lakër turshi, ta grini dhe ta marinoni me vaj ulliri e lëng limoni duke shoqëruar gatime të ndryshme.
Lëngu i Rasojit I Pasur Në Vitamina
Ky lëng është tejet i pasur me antioksidantë, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, K por edhe acid folik.